
Publikohet statistika e pabesueshme e Kosovës në eliminatoret e 'Euro 2020'
Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur ciklin eliminator për Kampionatin Evropian 'Euro 2020' me humbje të thellë 0:4 nga Anglia.
Në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë në stadiumin 'Fadil Vokrri' në Prishtinë, skuadra e Bernard Challandes u mposhtë bindshëm nga Anglia e Gareth Southgate, raporton Zëri.info.
Por, humbja para kësaj ndeshje - nga Republika çeke në Plzen - ia shoi ëndrrën Kosovës për t'u kualifikuar në 'Euro 2020' nga ky cikël eliminator, derisa tani shpresat mbeten te Liga e Kombeve.

Përfaqësuesja e Kosovës e mbylli këtë cikël eliminator me tri fitore, tri humbje dhe dy barazime në grupin A.
'Dardanët' shënuan 13 gola dhe pësuan gjithsej 16, derisa te numri i golave të pësuar vlen të theksohet një statistikë interesante.
Nëntë golat e pësuar apo më shumë se gjysmën e golave të pësuar, Kosova i mori nga Anglia.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Southampton, Kosova pësoi pesë gola në humbjen 5:3 nga Anglia.
Kurse, në ndeshjet e zhvilluar mbrëmë në Prishtinë, tanët pësuan katër gola.

Ndryshe, Kosova tani do ta kërkojë kualifikimin në Kampionatin Evropian 'Euro 2020' nga Liga e Kombeve.
Fillimisht, më 26 mars, Kosova luan ndaj Maqedonisë së Veriut në Shkup, kurse në rast të fitores, në finalen e 31 marsit luan ndaj fituesit të ndeshjes Gjeorgji - Bjellorusi./Zëri.info