E pabesueshme kjo që po ndodhë në 'Fadil Vokrri' në ndeshjen Kosovë - Angli

E pabesueshme kjo që po ndodhë në 'Fadil Vokrri' në ndeshjen Kosovë - Angli

Sport November 17, 2019 - 18:27
Detajet

Kanë kaluar rreth 30 minuta në mes Kosovës dhe Anglisë në 'Fadil Vokrri'.

Rezultati momental në këtë ndeshje është 0:0, raporton Zëri.info.

Skuadra e Anglisë është duke e mbajtur më shumë topin, derisa të dyja skuadrat kanë pasur disa gjysmë-raste.

'Match of the Day' ka publikuar një fakt interesant në këtë ndeshje, ku shihet se ka pasur vetëm një prekje të topit nga futbollistët e Kosovës në zonën e rrezikshme të Anglisë.

Image

Kosova është duke u përballur ndaj ish-kampionit të Botës, Kombëtares së Anglisë e cila ka zbarkuar në kryeqytetin kosovar.

Edhe pse gjasat për kualifikim më nuk ekzistojnë, trajneri Bernard Challandes ka bërë të ditur se Kosova është futur në fushë për ta fituar ndeshjen në mënyrë që të grumbullojmë sa më shumë pikë.

Për të njëjtin qëllim, që ta fitojnë ndeshjen vijnë edhe anglezët, por mbetet të shihet nëse do të thyhet Kosova në stadiumin "Fadil Vokrri", ku ende nuk kanë pësuar humbje.

Anglezët janë favoritë për ta fituar takimin, por Dardanët kanë treguar edhe në Angli se nuk janë inferiorë as ndaj tyre dhe as ndaj asnjë kundërshtari me të cilin janë përballur në këto kualifikuese.

Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë ka ngjallur interesim të jashtëzakonshëm dhe stadiumi Fadil Vokrri si gjithmonë është i stërmbushur./Zëri.info