Tradita e minutës së nëntë: Tifozët e Kosovës nderojnë legjendën Fadil Vokrri

Tradita e minutës së nëntë: Tifozët e Kosovës nderojnë legjendën Fadil Vokrri

Sport November 17, 2019 - 18:14
Detajet

Kanë kaluar rreth dhjetë minuta në mes Kosovës dhe Anglisë në 'Fadil Vokrri'.

Ashtu edhe siç ndodhë në çdo ndeshje, edhe sonte tifozët e Kosovës e kanë nderuar legjendën e futbollit kosovar Fadil Vokrri, raporton Zëri.info.

Në minutën e nëntë, tifozët në stadium ndezën dritat për ta nderuar Vokrrin.

Image

Kosova është duke u përballur ndaj ish-kampionit të Botës, Kombëtares së Anglisë e cila ka zbarkuar në kryeqytetin kosovar.

Edhe pse gjasat për kualifikim më nuk ekzistojnë, trajneri Bernard Challandes ka bërë të ditur se Kosova është futur në fushë për ta fituar ndeshjen në mënyrë që të grumbullojmë sa më shumë pikë.

Për të njëjtin qëllim, që ta fitojnë ndeshjen vijnë edhe anglezët, por mbetet të shihet nëse do të thyhet Kosova në stadiumin "Fadil Vokrri", ku ende nuk kanë pësuar humbje.

Anglezët janë favoritë për ta fituar takimin, por Dardanët kanë treguar edhe në Angli se nuk janë inferiorë as ndaj tyre dhe as ndaj asnjë kundërshtari me të cilin janë përballur në këto kualifikuese.

Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë ka ngjallur interesim të jashtëzakonshëm dhe stadiumi Fadil Vokrri si gjithmonë është i stërmbushur./Zëri.info