Deklarata e mbrëmjes nga Bekim Isufi: Erdhi Anglia e ne i harruam lojtarët e Kosovës, ata nuk e meritojnë këtë trajtim

Deklarata e mbrëmjes nga Bekim Isufi: Erdhi Anglia e ne i harruam lojtarët e Kosovës, ata nuk e meritojnë këtë trajtim

Sport November 17, 2019 - 17:49
Zbuloni detajet

Kosova do ta luaj ndaj ish-kampionit të Botës, Kombëtares së Anglisë e cila ka zbarkuar mbrëmë Prishtinë, shkruan Zëri.info.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bekim Isufi e ka dhënë një deklaratë të fortë në SuperSport Kosova.

"Futbollistëve të Kosovës u kemi bërë shumë presion para ndeshjes me Çekinë. Tash e tri ditë krejt fokusi është kthyer te Kombëtarja e Anglisë", theksoi trajneri i Ferizajt, përcjell Zëri.info

"Askush nuk po shkruan më për Rashicën e të tjerët. Këta lojtarë janë heronjë dhe nuk e meritojnë këtë trajtim nga mediet", vlerësoi Bekim Isufi.

Edhe pse gjasat për kualifikim më nuk ekzistojnë, trajneri Bernard Challandes ka bërë të ditur se Kosova do të futet në fushë për ta fituar ndeshjen në mënyrë që të grumbullojmë sa më shumë pikë.

Për të njëjtin qëllim, që ta fitojnë ndeshjen vijnë edhe anglezët, por mbetet të shihet nëse do të thyhet Kosova në stadiumin "Fadil Vokrri", ku ende nuk kanë pësuar humbje.

Anglezët janë favoritë për ta fituar takimin, por Dardanët kanë treguar edhe në Angli se nuk janë inferiorë as ndaj tyre dhe as ndaj asnjë kundërshtari me të cilin janë përballur në këto kualifikuese.

Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë ka ngjallur interesim të jashtëzakonshëm dhe stadiumi "Fadil Vokrri" si gjithmonë pritet të jetë i stërmbushur.

Ky takim pritet të fillojë me fillim nga ora 18:00. /Zëri.info