Mediet serbe merren edhe me stadiumin “Arena Kombëtare”

Mediet serbe merren edhe me stadiumin “Arena Kombëtare”

Sport November 16, 2019 - 21:20
Detajet

Mediet serbe i kanë kushtuar një vëmendje të posaçme stadiumin të Shqipërisë “Arena Kombëtare” i cili të dielën i hap dyert për kampionin e Botës, Francën e cila luan me Shqipërinë në kuadër të eliminatoreve për kampionatin Evropian 2020, shkruan Zëri.info

“Kombëtarja e Shqipërisë të dielën luan kundër Francës e fundit për eliminatoret për kampionatin Evropian, por e veçanta është se kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin e ri.

Në pyetje është stadiumi që ka një kapacitet prej 22 mijë vendeve dhe mban emrin “Arena Kombëtare” i cili ka kushtuar rreth 60 milionë. Federata Shqiptar ka paguar vetëm 10 milionë ndërsa 50 të tjera janë siguruar nga një kompani private e cila do të zotërojë qiranë e objekteve në kullë në të cilën ka dhoma hoteli, salla konferencash dhe zyra moderne. Ky stadium është ndërtuar në vendin ku më herët kanë luajtur Partizani dhe Tirana”, ka shkruar Telegrafi.rs./Zëri.info