Tifozët e Anglisë zbarkojnë në Prishtinë, priten në këtë mënyrë në kryeqytet
Në prag të ndeshjes Kosovë - Angli, tifozët anglezë tashmë kanë ardhur në Prishtinë.
Tifozët anglezë kanë arritur në kryeqytetin kosovar për t'i mbështetur "Tre Luanët" në përballjen ndaj Kosovës në 'Fadil Vokrri', ndeshje e cila zhvillohet të dielën, shkruan Zëri.info.
Tifozët anglezë janë duke u mirëpritur mjaft mirë nga kosovarët, të cilët kanë shpalosur banera: "Mirëserdhët dhe respekt".
Ndryshe, Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e fundit eliminatore për Kampionatin Evropian 'Euro 2020' kundër Anglisë në stadiumin 'Fadil Vokrri', në Prishtinë.
Në kuadër të grupit A, Anglia dhe Republika çeke tashmë e kanë siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian 'Euro 2020', pra Kosova e ka mendjen vetëm kah Liga e Kombeve.
Kështu, ndeshja e së dielës me Anglinë do të jetë vetëm një miqësore luksi për Përfaqësuesen e Kosovës.
Momentalisht, pas shtatë ndeshjeve në grupin A, lider është Anglia me 18 pikë, tri më pak se Çekia e cila zë vendin e dytë me 15 sosh.
Kurse, Kosova do ta mbyll këtë cikël eliminator në vendin e tretë, derisa momentalisht numëron 11 pikë./Zëri.info