Genc Nuza i uron futbollistët e Kosovës para ndeshjes:  Me mendje të shëndosh e këmbë të lehta

Genc Nuza i uron futbollistët e Kosovës para ndeshjes: Me mendje të shëndosh e këmbë të lehta

Sport November 14, 2019 - 16:49
Zbuloni detajet

Pesë herë gjyqtari më i mirë në Kosovë i shpallur nga Federata e Futbollit të Kosovës, Genc Nuza, i ka uruar suksese Kosovës në ndeshjen e sotme me Republikën e Çekisë, shkruan Zëri.info.

Nuza e ka postuar një shkrim në rrjetin social Facebook.

"Ju uroj nga zemra djemve një ndeshje të madhe si në ndeshjet paraprake me mendje të shëndosh e këmbë të lehta .

Sukses nuk është vetëm kualifikimi , sepse suksesin këta djem e kan arrit gjatë gjithë kësaj kampanje kualifikuese me paraqitjet e tyre fantastike", ka shkruar gjyqtari ndërkombtaët, Genc Nuzam në rrjetin social Facebook, përcjell Zëri.info.

Futbollistët e përzgjedhur nga zvicerani Bernard Challandes, sonte do ta zhvillojnë ndeshjen më të rëndësishme në histori ndaj Republikës së Çekisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian "Euro 2020".

Kosovës i duhet patjetër fitorja në Plzen për të shpresuar në një kualifikimin nga faza e grupeve.

Kosovës në rast të fitores, për t'u kualifikuar, i mjafton edhe një barazim në ndeshjen e fundit me Anglinë që zhvillohet më 17 nëntor në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë. /Zëri.info

Image