Vedat Muriqi nuk po mund t'i ndahet Kosovës, ky është lajmi i fundit
FOTO: Laura Hasani

Vedat Muriqi nuk po mund t'i ndahet Kosovës, ky është lajmi i fundit

Sport November 14, 2019 - 16:17
Zbuloni detajet

Përfaqësuesja e Kosovës e zhvillon sonte ndeshjen më të rëndësishme në histori të saj përballë Republikës së Çekisë, shkruan Zëri.info.

Përzgjedhësi i "Dardanëve", Bernard Challandes, për këtë takim nuk do të mund që të llogarisë në shërbimet e sulmuesit Vedat Muriqi, i cili në ndeshjen e fundit me Fenerbaçen në Turqi e ka pësuar një lëndim.

Muriqi që llogaritet si sulmuesi kryesor i Kosovës, vazhdon që t'i jep zemër bashkëlojtarëve.

"Të gjithë Kosova me juve. Forca Kosovë", ka shkruar Vedat Muriqi në mjetin social "Instagram", përcjell Zëri.info.

Muriqi në ndeshjen e parë ndërmjet Kosovës dhe Çekisë të zhvilluar në Prishtinë, e pati shënuar golin e parë në ndeshje në fitoren e Kosovës me rezultat 2:1. /Zëri.info