Kjo është forma e Çekisë para ndeshjes me Kosovës

Kjo është forma e Çekisë para ndeshjes me Kosovës

Sport November 14, 2019 - 08:18
Detajet

Kosova do ta zhvillojë sonte ndeshjen e saj të shtatë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020, transmeton zeri.info

“Dardanët” do të luajnë në udhëtim te Republika Çeke, ndeshje e cila do të fillojë në orën 20:45.

Në 5 ndeshjet e fundit të saj përfaqësuesja çeke numëron 3 fitore dhe 2 humbje.

Madje, njërën prej humbjeve ia kishte shkaktuar Kosova në “Fadil Vokrri” më 7 shtator të këtij viti, kurse disfata tjetër ka ardhur nga Irlanda e Veriut në një ndeshje miqësore.

Kujtojmë se në grupin A të kualifikimeve, Kosova momentalisht zë vendin e tretë me 11 pikë, vetëm një më pak sesa çekët, që zënë pozitën e dytë./Zëri

Image