Kokëdhimbje për Bernard Challandes, ylli i Kosovës mungon gjashtë javë
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll gjatë këtij muaji do ti zhvillojë dy ndeshjet “finale” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Kosova e viziton Republikën e Çekisë para se ta presë Anglinë në Prishtinë, në dy ndeshjet finale të Grupit A kualifikuese, të cilat do ta përcaktojnë fatin e Kosovës për pjesëmarrje apo jo në Evropian në tentimin e parë, shkruan Zëri.info.
Pas ndeshjeve të katërta në grup, Anglia prinë me 12 pikë derisa Cekia ndodhet e dyta me nëntë pikë.
Kosova zë pozitën e tretë me tetë pikë kurse Mali i Zi dhe Bullgaria i kanë nga dy pikë të grumbulluara.
Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, edhe për takimet e radhës do të përballet me lëndime.
Krahas të lënduarve Arbër Zeneli dhe Hekuran Kryeziu që mungojnë tash e një kohë të gjatë, së fundmi një lëndim e ka pësuar edhe mesfushori që luan në Rusi me Akhmat Groznyn, Bernard Berisha.
Berisha ka pësuar një lëndim kohëve të fundit në Rusi, derisa bëhet e ditur se do të mungojë rreth gjashtë javë.
Ndryshe, Berisha në 17 ndeshje të zhvilluara këtë edicion në Premierligën ruse, ka realizuar tre gola në 17 paraqitje./Zëri.info
CONFIRMED: Bernard Berisha out for 6 weeks due to injury.
— Kosovan Football ë (@kosovanfooty_EN) November 9, 2019
Get well soon Bernardë pic.twitter.com/aZKLNQ7qf6