Dy talentet kosovarë që po e “çmendin” Kroacinë
Futbolli i Kosovës vazhdon të nxjerrë në pah talente të jashtëzakonshëm. Tashmë Bundesliga dhe Serie A është e njoftuar për potencialin që ka në Kosovë, derisa kohëve të fundit me të madhe Kroacia është duke hulumtuar për talentet në Kosovës, shkruan Zëri.info.
Së fundmi në sipërfaqe kanë dalë dy futbollistët e Trepçës’89, 17 vjeçarët Milot dhe Leuart Avdyli.
Trajneri i tyre Seidi Onbashi ka thënë se Miloti dhe Lartia kanë potencial të madhe dhe këtë e kanë dëshmuar edhe në Kroaci te skuadra e Osjekut
“Unë i vlerësoj si lojtarë me një të ardhme të madhe duke parë nga afër cilësitë e tyre, besoj që do të arrijnë shumë. Vlerat e tyre i kanë dëshmuar sa kanë qenë edhe te shkolla e futbollit “Kurda” dhe tash po e vazhdojnë edhe te juniorët e klubit Trepça’89.
Kjo është hera e 4-t që po shkojnë në Osijek dhe pritet kur t’i mbushin 18 vjet të nënshkruajnë kontratë. Klubi atje është shumë i kënaqur me paraqitjet e tyre”, ka thënë Onbashi për Zëri.indo.
Edhe vetë dy lojtarët janë shumë të kënaqur me këtë mundësi, derisa po besojnë se në një të ardhme të afërt me talentin e tyre do të arrijnë në maja të futbollit evropian.
Onbashi ka thënë se Miloti është një mesfushor i jashtëzakonshëm derisa Leuarti luan me shumë sukses në pozitën e mbrojtësit./Zëri.info