Bashkëlojtari ia uron ditëlindjen Rashfordit me një fotografi qesharake

Bashkëlojtari ia uron ditëlindjen Rashfordit me një fotografi qesharake

Sport October 31, 2019 - 15:07
Detajet

Mesfushori i Manchester Unitedit, Juan Mata ia ka uruar ditëlindjen bashkëlojtarit të tij, Marcus Rashford, duke e postuar një fotografi të anglezit si fëmijë në rrjetin social “Twitter”, transmeton zeri.info

“Urime ditëlindjen @MarcusRashford. E dua topin e Marcusit”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotos.

Image

Ndërkohë, Rashford iu është përgjigjur me një shaka, duke shkruar: “Ndalo së kontrolluari telefonin tim”.

Përndryshe, Rashford ka mbushur sot 22 vjet./Zëri