Formula 1: Hamilton triumfon në Meksikë, i gatshëm edhe për garën në SHBA

Formula 1: Hamilton triumfon në Meksikë, i gatshëm edhe për garën në SHBA

Sport October 27, 2019 - 22:30
Detajet

Triumfi i gjashtë në Kampionatin Botëror për Formula 1 ende nuk ka arritur për Lewis Hamilton, përkundër fitores së sotme në Meksikë.

Hamilton dhuroi një garë mbresëlënëse në garën e sotme, derisa Valtteri Bottas përfundoi në vendin e tretë, shkruan Zëri.info.

Tani, piloti britanik duhet të triumfojë edhe në Austin për t'iu afruar rekordit të Michael Schumacher në Formula 1.

Ndërkohë, në vendin e dytë u rendit Vettel, kurse Leclerc zuri vendin e katërt.

Vendi i pestë i takoi Alex Albonit, një vend para bashkëlojtarit të tij te Red Bull Max Verstappen.

"Jam falënderues për sot. Kisha një problem në veturë, por vazhdova garën dhe ia dola", shtoi ai./Zëri.info

Image