Federata e Futbollit e Kosovës e shokuar me vdekjen e papritur të punëtorit sportiv

Federata e Futbollit e Kosovës e shokuar me vdekjen e papritur të punëtorit sportiv

Sport October 26, 2019 - 11:59
Detajet

Federata e Futbollit e Kosovës është ndjerë shokuar kur ka marrë lajmin për vdekjen e presidentit të Federatës së Badmintonit Jeton Nebihu.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi përmes një telegram ngushëllimi ka shprehur dhimbjen pëtr humbjen e këtij punëtoritë madh sportiv.

“E nderuara familje e Jeton Nebiut!

Të nderuar drejtues dhe anëtarë të Federatës së Badmintonit të Kosovës

Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të punëtorit të madh sportiv dhe njëherësh kryetarit të Federatës së Badmintonit të Kosovës, Jeton Nebiu, andaj në këto momente të vështira për ju, më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë, të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.

Jeton Nebiu tërë jetën ia kushtoi sportit dhe ishte ndër më meritorët për themelimin e Federatës së Badmintonit të Kosovës dhe shtrirjen dhe zhvillimin e aktiviteteve për një kohë të shkurtër të ekzistimit të saj.

Jetoni u veçua si punëtor i madh, si mik i jashtëzakonshëm dhe i respektueshëm nga të gjithë, prandaj si të tillë do ta kujtojmë përherë.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!|, ka shkruar Agim Ademi./Zëri.info

Image