Conte i vendosur për ndeshjen ndaj Dortmundit: Nuk e kam ndërmend të ndryshoj

Conte i vendosur për ndeshjen ndaj Dortmundit: Nuk e kam ndërmend të ndryshoj

Sport October 23, 2019 - 11:59
Detajet

Trajneri i Interit Antonio Conte thotë se nuk do ta ndryshojë strategjinë e lojës para ndeshjes së fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve ndaj Borussia Dortmundit, pavarësisht se ka vetëm një pikë në grupin F.

“Nerazzurrët” kanë barazuar njëherë dhe kanë pësuar një humbje në dy ndeshjet e para të fazës së grupeve, shkruan Zëri.info.

Image

Ish-trajneri i Chelseat ka përdorur sistemin 3-5-2 këtë edicion, dhe nuk mendon ta ndryshojë atë ndaj skuadrës gjermane sonte.

Conte mendon që taktikat e tij janë vetëm për fitore kundër Dortmundit në “Giuseppe Meazza”.

“Kemi nevojë për një rezultat pozitiv në çdo lojë, kështu që strategjia jonë nuk do të ndryshojë sonte, madje as mentaliteti”, tha fillimisht Conte.

“Nuk kthehem mbrapa, kjo është ideja ime e futbollit. Nëse kthehem, atëherë do të thotë që po presim të na ‘godasin”, vlerësoi më tej Conte.

Image

“Pra, ne duam t’i ‘godasim’. Nuk ndryshoj, për askënd”, shtoi Conte./Zëri.info