Mediet serbe me shkrim skandaloz për Granit Xhakën

Mediet serbe me shkrim skandaloz për Granit Xhakën

Sport tetor 22, 2019 - 18:02
Detajet

Mediet serbe vazhdojnë të merren me Granit Xhakën, derisa së fundmi ato kanë shkruar për kritikat që ia ka bërë Patrice Evra mesfushorit nga Kosova, transmeton zeri.info

“Shqiptari që provokoi serbët ‘godet’ legjendën e Manchester Unitedit”, ka shkruar “kurir.rs”.

Evra, pas përfundmit të ndeshjes mes Sheffield Unitedit dhe Arsenalit që u mbyll me fitoren 1:0 të vendasve, deklaroi se Xhaka nuk është një kapiten i vërtetë.

“Tifozët e Arsenalit janë të nevrikosur kur e shohin që Xhaka është kapiteni i tyre sepse ai nuk është një kapiten i vërtetë”, ka thënë Evra.

Ndërkohë, nuk vonoi shumë dhe Xhaka ia ktheu ish-futbollistit të Manchester Unitedit.

“Njerëzit flasin shumë gjëra dhe kjo nuk është hera e parë që ata flasin keq për ne. Unë e respektoj atë për karrierën që ka pasur, por ai duhet të ketë kujdes se çfarë po flet”, është shprehur Xhaka./Zëri