UEFA vlerëson gjyqtarët shqiptarë, iu beson sfidën e grupeve të Ligës së Evropës

UEFA vlerëson gjyqtarët shqiptarë, iu beson sfidën e grupeve të Ligës së Evropës

Sport October 21, 2019 - 09:34
Detajet

UEFA vazhdon të mbështesë maksimalisht gjyqtarët shqiptarë, teksa së fundmi i ka besuar një ndeshje të grupeve të Ligës së Evropës, katërshës nga Shqipëria.

Bëhet fjalë për përballjen që do të zhvillohen në Holandë mes AZ Alkmaarit dhe Astanës. Në këtë sfidë do të vendosë drejtësi kryesori Enea Jorgji, teksa ndihmësa të tij do të jenë asistentët Rejdi Avdo dhe Ridiger Çokaj. Gjyqtar i katërt do të jetë Kridens Meta.

Kjo përballje do të jetë e vlefshme për Grupin L të Ligës së Evropës, teksa në këtë grup bëjnë pjesë edhe Partizani i Beogradit dhe Manchester united.