Ylli i Kombëtares vazhdon shkëlqimin, dhuron asistimin e radhës

Ylli i Kombëtares vazhdon shkëlqimin, dhuron asistimin e radhës

Sport October 20, 2019 - 17:30
Detajet

Futbollisti i Kombëtares shqiptare Ermir Lenjani vazhdon të tregohet i rëndësishëm për skuadrën e Sionit në Zvicër.

30-vjeçari ka dhuruar një tjetër asistim për skuadrën e tij, në ndeshjen që kundër Luzernit në Superligën zvicerane, shkruan Zëri.info.

Lenjani ka pasur në mënyrë përfekte për Dumbian, i cili në minutën e 19-të, nuk e ka falur portierin duke e kaluar në epërsi skuadrën e tij.

Mbrojtësi shqiptar, i cili mund të luaj dhe në sulm është një nga asistuesit më të mirë te Sioni.

Në 11 ndeshje me Sionin këtë edicion, ai ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar tre asistime./Zëri.info