Pas barazimit të Flamurtarit, Artim Shaqiri jep dorëheqje

Pas barazimit të Flamurtarit, Artim Shaqiri jep dorëheqje

Sport October 19, 2019 - 16:03
Detajet

Flamurtari ka barazuar në shtëpi të vet me Drenicën me rezultat 0:0, barazim ky që i ka kushtuar me punë trajnerit të Flamurtarit Artim Shaqiri.

Ai menjëherë pas ndeshjes ka njoftua se ka dhënë dorëheqje, shkruan Zëri.info.

“Janë rezultatet që nuk i kemi pritur kështu që unë pas kësaj ndeshjeje nuk do të jem më trajner. Falënderoj të gjithë te Flamurtari dhe unë ju dëshirojë shumë sukses. Asgjë nuk ka përfunduar sa i përket luftës për mbijetesë dhe unë i dëshirojë sukses kësaj skuadre”, ka thënë Artim Shaqiri për supersport pas ndeshjes.

Pas javës së 10-të Flamurtari është në pozitën e 10 në tabelë me 9 pikë./Zëri.info