Kris 'lufta' mes kryeministrit dhe presidentit të Federatës së Bullgarisë, i anulohet mbështetja financiare pas skandalit në Sofje
Kryeministri i Bullgarisë ka kërkuar që presidenti i Federatës së Futbollit të Bullgarisë të jap dorëheqje pas ofendimeve racore që morën futbollistët e Anglisë në ndeshjen e djeshme.
Kryeministri bullgar Boyko Borisov thotë se qeveria e tij do t’i ndërprejë të gjitha raportet me Federatën bullgare – madje edhe financimet – derisa shefi i futbollit bullgar Borislav Mihaylov të largohet, shkruan Zëri.info.

Kjo kërkesë është mbështetur edhe nga ylli i Anglisë Raheem Sterling pasi aid he bashkëlojtarët e tij ishin subjekt i ofendimeve racore në ndeshjen Bullgari – Angli që u zhvillua në Sofje.
Pas kësaj, zyrtarët e Federatës bullgare përfshirë edhe Mihaylov kanë kritikuar futbollistët e Anglisë si ‘ofanziv’ pas ofendimeve që morën mbrëmë.

Edhe trajneri i Bullgarisë Krasimir Balakov iu bashkua deklaratave skandaloze duke thënë se nuk kishte dëgjuar asnjë thirrje raciste.
Ndeshja është ndërprerë në dy raste për shkak të ofendimeve racore nga tifozët e Bullgarisë – derisa në fund “Tre Luanët” fituan me rezultat 6:0 në Sofje.
Sulmuesi i Anglisë Raheem Sterling e ka përshëndetur kërkesën e kryeministrit bullgar në mëngjesin e sotëm duke shkruar: “Lëvizje e mirë, për çdo lëvdat z. Borissov”./Zëri.info
