Kosovë 2, Mali i Zi 0, nuk do ta besoni kush është shpallur 'ylli i ndeshjes'
FOTO: Laura Hasani

Kosovë 2, Mali i Zi 0, nuk do ta besoni kush është shpallur 'ylli i ndeshjes'

Sport October 14, 2019 - 23:53
Detajet

Kosova ka arritur të shënojë fitore të madhe ndaj Malit të Zi me rezultat 2:0, ku nuk munguan rastet e shumta dhe spektakli në tribuna.

Ndeshja e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020, shkoi në mënyrën më të mirë për ekipin tonë, me një dominim fantastik nga fillimi deri në fund, ku rezultati ka mundur të jetë më i lartë, shkruan Zëri.info.

Amir Rrahmani ('10) dhe Vedat Muriqi ('34) ishin autorët e golave për Kosovën sonte në stadiumin "Fadil Vokrri".

Image

Pas ndeshjes, "SofaScore" ka publikuar edhe notat për futbollistët e paraqitur në fushën e lojës.

Bersant Celina ishte më i vlerësuari te Kosova me notën 8.4, kurse pas tij Amir Rrahmani me notën 8.1.

Ndërkaq, futbollisti më pak i vlerësuar ishte portieri malazez Danijel Petkovic me notën 4.5.

Image

Ndryshe, Kosova në dy ndeshjet e radhës i shkon Çekisë dhe e pret Anglinë në Prishtinë./Zëri.info