Statistikat e ndeshjes Kosovë - Mali i Zi tregojnë shumë për kualitetin e 'Dardanëve'
Sport
October 14, 2019 - 23:20
Detajet
Përfaqësuesja e Kosovës ka regjistruar fitore të rëndësishme në kuadër të ciklit eliminator për Kampionatin Evropian "Euro 2020".
Në një ndeshje plot spektakël si në tribuna ashtu edhe në fushën e lojës, Kosova arriti ta mposhtë Malin e Zi me rezultat të pastër 2:0, raporton Zëri.info.
"Dardanët" e drejtuar nga trajneri zviceran Bernard Challandes shënuan golat e fitores përmes Amir Rrahmanit dhe Vedat Muriqit.

Kosova ishte më e mirë sonte përballë Malit të Zi në të gjitha aspektet.
Megjithatë, mos-konkretizimi i rasteve e shpëtoi Malin e Zi vetëm me dy gola të pësuar.
Më poshtë mund t'i shihni statistikat e ndeshjes së sotme:/Zëri.info
