Challandes kënaqet me Kosovën, por e nervozon pa masë ky futbollist
Përfaqësuesja e Kosovës ka regjistruar fitore të rëndësishme në kuadër të ciklit eliminator për Kampionatin Evropian "Euro 2020".
Në një ndeshje plot spektakël si në tribuna ashtu edhe në fushën e lojës, Kosova arriti ta mposhtë Malin e Zi me rezultat të pastër 2:0, raporton Zëri.info.
"Dardanët" e drejtuar nga trajneri zviceran Bernard Challandes shënuan golat e fitores përmes Amir Rrahmanit dhe Vedat Muriqit.
Pas ndeshjes, trajneri Bernard Challandes është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij.
"Skuadra ka luajtur shumë mirë. Kemi pasur shumë raste. Nuk shënuam shumë gola, por nuk pësuam. Jam i lumtur me tranzicionin që bëmë nga mbrojtja në mesfushë", tha fillimisht Challandes për SS Kosova, përcjell Zëri.info.
"Jam shumë i kënaqur me lojën e skuadrës", vlerësoi Challandes.
"Sonte vetëm përfundimi i aksioneve nuk ka qenë i mirë", potencoi zvicerani.
Tutje, ai ka treguar edhe për zëvendësimin e Herolind Shalës dhe kartonin e verdhë të Mërgim Vojvodës.
"Herolind Shalën e ndërrova pasi e kishte një lëndim", tregoi më tej Challandes.
"Për kartonin e verdhë të Mërgim Vojvodës nuk jam i kënaqur. Nuk kemi nevojë të marrim në këtë mënyrë kartonë", shtoi ai./Zëri.info
"Më gëzon rezultati që kemi fituar dhe që nuk kemi pësuar gol. Loja jonë është e hapur, por ne nuk pësuam", tha fillimisht Rrahmani për SS Kosova, përcjell Zëri.info.
"Më intereson fitorja, më gëzon më shumë se gola", shtoi Rrahmani./Zëri.info