Nuk kanë të ndalur lajmet katastrofale për Neymar

Nuk kanë të ndalur lajmet katastrofale për Neymar

Sport October 14, 2019 - 18:15
Detajet

Neymar da Silva i është nënshtruar testeve mjekësore sot me t'u rikthyer në kryeqytetin francez Paris.

Futbollisti i Brazilit pësoi një lëndim në miqësoren e fundit kundër Nigerisë, shkruan Zëri.info.

Për shkak të këtij lëndimi, Neymar do të mbetet jashtë fushave të gjelbërta rreth një muaj.

Lajmin e ka konfirmuar mediumi 'TF1'.

Kështu, skuadra e Thomas Tuchel nuk mund të llogarisë në shërbimet e brazilianit në katër javët e ardhshme.

Ndryshe, Neymar ishte pranë largimit nga Paris Saint-Germain verën e kaluar.

Megjithatë, transferimi i tij te Barcelona nuk u realizua për shkak të dështimit të marrëveshjes mes palëve./Zëri.info