Challandes tregon autoritet, ja çfarë i bënë Vedat Muriqit

Challandes tregon autoritet, ja çfarë i bënë Vedat Muriqit

Sport October 12, 2019 - 14:53
Detajet

Stërvitja e sotme e përfaqësueses së Kosovës ka pasur disa episode shumë interesante.


Derisa më e veçanta ishte pajtimi dhe biseda miqësore e dyshes Kololli-Zhegrova, që një ditë më parë patë një mosmarrëveshje, një tjetër moment interesant por edhe miqësor ka qenë ai ndërmjet trajnerit Challandes dhe Vedat Muriqit, shkruan Zëri.info.

Derisa Challandes i kishte vendosur shenjat sesi duhet zhvilluar një pjesë e stërvitjes taktike, Vedat Muriqi e nxori një shenjë dhe i ndryshoi vendin, gjë të cilën e hetoi Challandes duke kërkuar nga Muriqi të mos bëjë gjëra të tilla.

Sulmuesi gjigant i Kosovës e priti me dashamirësi këtë reagim duke kërkuar edhe falje, derisa edhe vet Challandes ishte me humor të mirë dhe e vendosi shenjën aty ku duhet./Zëri.info

 
Vedat Muriçi

Challandes tregon autoritet, ja çfarë i bënë Vedat Muriqit

Posted by Zeri on Saturday, October 12, 2019