Pas emërimit të Piolit, Milani merr një super lajm

Pas emërimit të Piolit, Milani merr një super lajm

Sport tetor 09, 2019 - 18:25
Detajet

Mattia Caldara është rikthyer nga lëndimi dhe i është bashkuar stërvitjes me ekipin gjatë ditës së sotme, transmeton zeri.info

Trajneri i ri i Milanit, Stefano Pioli ka mbajtur sot stërvitjen e parë me skuadrën dhe ka marrë një lajm të mirë me rikthimin e Caldaras.

Ish-mbrojtësi i Juventusit nuk ka luajtur për Milanin që prej muajit prill, kur u lëndua në sfidën ndaj Lazios.

Pas 6 muajve mungesë, ai është shëruar plotësisht dhe tashmë po stërvitet me ekipin./Zëri