Superliga live: Përfundojnë ndeshjet e sotme
Elita e futbollit kosovar ka startuar me javën e gjashtë ditën e diel ku janë zhvilluar tri ndeshje.
Ndërkohë ditën e sotme java e gjashtë mbyllet me tri takime të tjera që zhvillohen me fillim nga ora 15:00.
Kampioni në fuqi, Feronikeli triumfoi si mysafir i Dukagjinit me rezultat të pastër 2:0, ndërsa në Gjilan, Drita dhe Trepça ’89 ndanë pikët pasi luajtën baras 1:1, raporton Zëri.info.
Derbi i javës u zhvilluar në stadiumin Fadil Vokrri në mbrëmje, ku Prishtina triumfoi ndaj Gjilanit 2:1.
Ballkani sot do të pres Vushtrrinë, skuadër e cila ka marrë katër pikë në dy takimet e fundit, ndërsa vendasit synojnë të rikthehen te fitorja pas humbjes në mesjavë.
Ferizaj pas fitores së madhe në udhëtim te Dukagjini, synon që të vazhdoj me fitore edhe ndaj Drenicës.
Ndërkohë në kryeqytet pritet të jetë shumë nxehtë, ku në stadiumin Xhemail Ibishi, Flamurtari do të pres Llapin.
Ballkani – Vushtrria 5:2
Përfundon ndeshja.
85' Ermal Krasniqi i Ballkanit shënon për ta thelluar epërsinë e Ballkanit në 5:2.
82' Matheus i Vushtrrisë shënon për 4:2.
70' GOOOOL. Ballkani ka vazhduar shkëlqimin. Tani shënon Arbër Hoxha golin e katërt për vendasit.
Visar Berisha pic.twitter.com/BdkW1dzbTZ
— Magazina Sportive (@MSport1ve) September 23, 2019
60' GOOOL. Ballkani shënon edhe golin e tretë. Visar Berisha ka shënuar euro-gol nga gjuajtja e lirë.
48' GOOOOL. Ballkani rikthen epërsinë përmes Arbër Hoxhës.
46' Nis pjesa e dytë.
Përfundon pjesa e parë.
40' GOOOL. Vushtrria barazon rezultatin në 1:1 përmes Drilon Fazliut.
26' Ramiz Bytyqi i Ballkanit gjuan për mrekulli, por goditjen e tij e ndal futbollisti kundërshtar Halimi.
15' GOOOL. Ballkani kalon në epërsi përballë Vushtrrisë. Shënon Visar Berisha.
6' Goditje e bukur nga Artur Magani i Ballkanit, por pret 'gardiani' i Vushtrrisë Manxholli.
1' Nis ndeshja në Therandë.
Formacionet zyrtare:
Ballkani: Ruxhi, Potoku, Berisha, Turku, Krasniqi, Bytyqi, Gashi, Hoxha, Baftiu, Topalli, Magani. Kryetrajner: Basha Ardian
Vushtrria: Manxholli, Hoxhaj, Lushtaku, Zabërgja, Halimi, Fazliu, Muçaj, Ygor Vinicius, Ian Agusto, Henrique De Paula. Kryetrajner: Antonio Toma
Ferizaj – Drenica 0:1
Përfundon ndeshja.
46' Nis pjesa e dytë.
Përfundon pjesa e parë.
45' Arbios Thaqi kalon Drenicën në epërsi kundër Ferizajt.
18' Goditje e rrezikshme nga Fatih Karahoda i Ferizajt, por Arsen Sykaj bllokon tentimin e tij.
6' Qemail Elshani gjuan fuqishëm nga distanca, por topin në fundore e dëbon Fatih Karahoda.
1' Nis ndeshja në Ferizaj.
Formacionet zyrtare:
Ferizaj: Kaçiu, Jashari, Bardhi, Çerkini, Shaljani, Hyseni, Mustafa, Shala, Sadriu, Gashi, Karahoda. Kryetrajner: Bekim Isufi
Drenica: Ymeri, Balde, Sykaj, Bejta, Lushtaku, Thaqi, Mustafa, Abazi, Hamiti, Elshani, Harmon Gbowea. Kryetrajner: Tahir Lushtaku
Flamurtari vs. Llapi 1:5
Përfundon ndeshja.
76' Angel Granchov i Flamurtarit shënon auto-gol dhe rezultati është 1:5 për Llapin.
65' GOOOOL. Llapi e ka shënuar edhe golin e katërt në kryeqytet. Shënon Blendi Memaj.
47' GOOOL. Flamurtari ngushton epërsinë në 1:3 ndaj Llapit. Angel Granchov shënon me kokë.
46' Nis pjesa e dytë.
Përfundon pjesa e parë.
45' Blendi Memaj trefishon epërsinë e Llapit.
31' Goditje e bukur nga futbollisti i Llapit Arbnor Ramadani, por portieri Selimaj tregohet i kujdesshëm.
25' Rast i mirë për Flamurtarin, por goditja e Festim Krasniqit largohet nga portieri i Llapit Bledar Hajdini.
18' Portieri vendas Erind Selimaj pret goditjen e rrezikshme nga Blendi Memaj.
14' GOOOL. Llapi e gjen edhe golin e dytë përmes Mentor Zhdrellës.
13' GOOOL. Llapi ka kaluar në epërsi përmes Mërgim Pefqelit.
1' Nis ndeshja në kryeqytet
Formacionet zyrtare:
Flamurtari: Selimaj, Granchov, Bruqi, Maxhuni, Isljami, Dumani, Fetahi, A.Zeqiri, Kelmendi, Krasniqi, Talovic. Kryetrajner: Artim Shaqiri
Llapi: Hajdini, Husic, Mujkic, Prenci, Emini, Memaj, Ramadani, Zhdrella, Selmani, Pefqeli, Plaku. Kryetrajner: Tahir Batatina