Egzon Shala shkëlqen në Botërorin e mundjes

Egzon Shala shkëlqen në Botërorin e mundjes

Sport September 20, 2019 - 20:18
Detajet

Mundësi Egzon Shala shënoi një fitore në kampionatin botëror, momentalisht ndodhet në repesazh, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës, përcjell Zëri.info.

Egzon Shala ka shënuar një fitore në kampionatin botëror të mundjes, që po mbahet në Astana të Kazakistanit. Mundësi ynë mposhti finlandezin, Jere Tapani, në kategorinë -125 kilogramë.

Edhe pse ishte duke humbur, Egzoni ia doli të shënojë fitore të madhe. Në 1/8 e finales, Shala u ndesh me kampionin e botës 2018, gjeorgjianin Geno Petriashvilli, njëherit medalist I bronztë Olimpik.

Egzoni vazhdon garimin në repesazh, ku përballet me sirianin, Badzha Kuthaba. /Zëri.info