President i Rizespor është shumë i lumtur me interesimin e United dhe Tottenham për Vedat Muriqin, klubi i tij do të përfitonte miliona nëse sulmuesi shitet

President i Rizespor është shumë i lumtur me interesimin e United dhe Tottenham për Vedat Muriqin, klubi i tij do të përfitonte miliona nëse sulmuesi shitet

Sport September 20, 2019 - 18:46

Manchester United dhe Tottenham Hotspur, janë dy nga shumë skuadra që janë vënë pas Vedat Muriqit.

Presidenti i Caykur Rizespor, Hasan Kartal, ka folur për mediat e vendit të tij, dukë thënë se është shumë i lumtur me ecurinë e ish-sulmuesit të tij, tani te Fenerbahce, Vedat Muriqit.

Smart Home V Tac – Rri i lidhur me shtëpinë tënde

E SPONSORUARSHIKO VIDEON

Sulmuesi 25-vjeçar te Rizespor ishte bashkuar nga Genclerbirligi në janar të vitit 2018.

Ai shënoi tetë gola në 16 ndeshje në gjysmësezonin e parë, pastaj në vitin pasardhës ai e gjeti rrjetën 17 herë, duke dhënë edhe tetë asistime dhe duke u cilësuar si ndër më të mirët në Turqi.

Nëse Fenerbahce e shet në janar, apo edhe verës përfitues të mëdhenj do të jenë edhe Caykur Rizespor dhe këtë e konfirmon edhe president Kartal.

Ai zbulon se klubi i tij në klauzolë e ka edhe 15 për qind të shumës që do të shitet.

“Kur Vedati erdhi te Rizespor, ishte një lojtar i madh. Ai erdhi dhe i përfaqësoi ngjyrat e Rizespor në mënyrën më të mirë”.

“Tani ne po bëjmë tifo për suksesin e Fenerbahces. Besoj që Vedati do të ketë shumë sukses. Lajmet për interesimin e klubeve të mëdha evropiane po më bëjnë shumë të lumtur”.

“Nëse ai largohet nga Fenerbahce dhe kalon në ndonjë klub tjetër, atëherë ne do të përfitojmë 15 për qind të shumës. Kjo më bën të lumtur, por dëshira ime është që atë ta kujtojnë te Fenerbahce”, ka thënë Kartal.