Unitedi e nis Ligën e Evropës me një fitore të vështirë
Sport
September 19, 2019 - 22:49
Detajet
Manchester Unitedi ka shënuar një fitore të vështirë në shtëpi ndaj Astanas në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës, transmeton zeri.info
“Djajtë e kuq” fituan minimalisht 1:0.
Vendasit krijuan më shumë raste për shënim, por hasën në një mbrojtje të fortë të Astanas.
Sidoqoftë, gjiganti anglez arriti që të shënojë përmes talentit Mason Greenwood në minutën e 73-të, që doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i takimit./Zëri