Reja me fjalë të mëdha për Hysajn para medieve italiane

Reja me fjalë të mëdha për Hysajn para medieve italiane

Sport September 19, 2019 - 18:40
Detajet

Edy Reja, trajneri i Kombëtares shqiptare dhe ish-tekniku i Napolit, ka folur për ish-skuadrën e tij dhe mundësitë që ajo për të marrë kampionatin këtë sezon.

Ndër të tjera, Reja nuk ka qenë i hapur ndaj kritikave që i bëhen Hysajt dhe ka vlerësuar pozitivisht mbrojtësin e Kombëtares.

“Hysaj është mes lojtarëve më të mirë që kam drejtuar, që di të sulmojë mirë hapësirat. Ai ka luajtur si mbrojtës krahu në skemën me 4, por në kombëtare ai luan dhe me tre dhe i kërkoj shpesh të provoj të gjejë hapësira në sulm, siç erdhi dhe goli ndaj Islandës”, ka thënë Reja për “Radio Kiss Kiss”, transmeton "Panorama Sport". 

Ndër të tjera Reja është shprehur se kampionatin këtë vit do ta marrë Napoli të paktën sipas ndjesisë që ai ka. Gjithashtu ai është shprehur se ndaj Liverpulit skuadra e meritonte plotësisht fitoren.