Wederi e jep lajmin e madh për Rashicën

Wederi e jep lajmin e madh për Rashicën

Sport shtator 17, 2019 - 18:03
Detajet

Milot Rashica është kthyer në stërvitje dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme të Werder Bremenit në fundjavë, transmeton zeri.info

Reprezentuesi kosovar kishte pësuar lëndim gjatë muajit të kaluar, derisa kishte munguar në ndeshjet e Kosovës ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë.

Por, tashmë ai i është rikthyer stërvitjeve të plota me klubin gjerman.

Këtë gjë e ka njoftuar vetë Werder Bremeni përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”.

“Milot Rashica është kthyer në stërvitje të plotë dhe është në garë për një vend titullari në fundjavë”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman./Zëri