Legjenda e Unitedit: De Gea nuk është i pazëvendësueshëm

Legjenda e Unitedit: De Gea nuk është i pazëvendësueshëm

Sport September 13, 2019 - 09:28
Detajet

Legjenda e Manchester Unitedit, Edwin van der Sar ka thënë se portieri David de Gea nuk është i pazëvendësueshëm në klubin anglez, transmeton zeri.info

Reprezentuesi spanjoll do të mbetet pa kontratë në fund të këtij edicionit dhe do të jetë i lirë për të filluar bisedimet me skuadrat e tjera prej 1 janarit.

“Sky Sports” raporton se De Gea ka qenë në bisedime për një kontratë të re me Unitedin gjatë verës dhe i ishte ofruar një pagë prej mes 350,000 dhe 375,000 funteve në javë për të qëndruar në “Old Trafford”.

Por, pavarësisht se është zgjedhur lojtari i vitit në klub në katër raste, Van der Sar thotë se 28-vjeçari mund të zëvendësohet nëse vendos të largohet si transferim i lirë.

“Vendimi duhet të vijë në një moment të caktuar”, ka deklaruar Van der Sar. “Portierët e tjerë gjithashtu mund ta mbulojnë zbrazëtirën. Janë disa portierë në Premierligë që janë duke luajtur nëpër klube dhe mund të bëjnë punë. Unë isha 34-vjeçar kur shkova tek Unitedi. Kështu që, ka shumë mundësi”, shtoi holandezi./Zëri