Alban Dragusha e kritikon ashpër këtë lojtar të Kosovës

Alban Dragusha e kritikon ashpër këtë lojtar të Kosovës

Sport September 10, 2019 - 23:18
Detajet

Kosova e ka pësuar humbjen e parë në eliminatoret e Kampionatit Evropian "Euro 2020" nga Anglia me rezultat 5:3.

Një ndeshje spektakolare, pasi që në pjesën e parë Kosova u paraqit dobët, ndërsa në të dytë skuadra ishte më mirë, shkruan Zëri.info.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin "St Mary's Stadium" në Southampton u shënuan plotë tetë gola.

Pas ndeshjes, trajneri kosovar Alban Dragusha ka kritikuar rëndë kapitenin e Kosovës Amir Rrahmani.

"Amir Rrahmani gaboi te goli i dytë. Bëri gabim pasi është dashur që të shkakojë ndëryhrje të palejuar pasi doli në mesin e fushës. Rrahmani në këtë ndeshje i ka bërë 2-3 gabime të mëdha", tha Dragusha./Zëri.info