Dragusha: Kjo nuk duhej të ndodhte në ndeshjen Angli - Kosovë
Kosova e ka pësuar humbjen e parë në këto eliminatore nga Anglia me rezultat 5:3.
Një ndeshje me dy fytyra, pasi që në pjesën e parë u paraqitëm dobët, ndërsa në të dytë skuadra ishte më mirë, shkruan Zëri.info.
Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin "St Mary's Stadium" në Southampton u shënuan plotë tetë gola.
Pas ndeshjes, trajneri i mirënjohur kosovar Alban Dragusha ka thënë se i janë lënë shumë hapësira skuadrës së Anglisë.
"Të shënohet në fillim dhe t'i lihet hapësirë Anglisë, kjo nuk na është dashur. Anglia ka qenë super-favorite dhe nuk është turp me humb bga Anglia", tha fillimisht Dragusha, përcjell Zëri.info.
"E keqja është se janë pësuar gola që nuk është dashur. Të lihen vetëm dy mbrojtësa vetëm në mbrojtje dhe anglezët te sulmojnë me nga 4-5 lojëtarë, nuk na është dashur", shtoi ai./Zëri.info