![Andin Lokaj për Kombëtaren shqiptare: Une nuk i dua ata o vlla](/uploads/zeri.info/images/2019/September/10/auto_70009372_544209989656380_2240691765537406976_n1568133222.jpg)
Andin Lokaj për Kombëtaren shqiptare: Une nuk i dua ata o vlla
Ishulli britanik sonte do të jetë nikoqir i “Dardanëve” që do të synojnë të dalin triumfues.
Komentatori i njohur, Andin Lokaj ka bërë një deklaratë të çuditshme pak para ndeshjes historike Angli – Kosovë.
Lokaj deklaroi se nuk e do Kombëtaren e Shqipërisë dhe se e do vetëm të Kosovës. Këtë deklarat ai e tha në emisionin “Imazh” në Radio Televizionin e Kosovës, ku edhe është i punësuar.
“Unë nuk e dua Shqipërinë o vlla, e dua Kosovën. Këto janë sene të babadimrit. Kosova e ka kombëtaren e vet, e ka shtetin e vet dhe e ka flamurin e vet”, deklaroi Lokaj.
Tutje, gjatë vazhdimit të debatit ai deklaroi se UEFA nuk e lejon flamurin kombëtarë në ndeshjet e Kosovës, që i zhvillon në stadiumin mitik “Fadil Vokrri”.
“Dardanët” që nuk dinë për humbje në 15 ndeshjet e fundit nën udhëheqjen e përzgjedhësit zviceran, Bernard Challandes.
Kosova do të përballet sonte me Anglinë në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Evropian “Euro2020”, me fillim të orës 20:45.