Besa Famgas eliminohet nga Kupa e EHF-s

Besa Famgas eliminohet nga Kupa e EHF-s

Sport September 08, 2019 - 22:44
Detajet

Kampioni i Kosovës, Besa Famgas është eliminuar në rrethin e parë të Kupës së EHF-së.

Klubi pejan nuk ka pasur fat në short, duke u takuar me skuadrën e madhe zvicerane Pfadi Winterthur, që ka shumë lojtarë cilësorë të huaj e po ashtu reprezentues të Zvicrës dhe të disa vendeve tjera, duke përfshirë edhe Luigj Qunin e Kosovës, përcjell Zëri.info.

Besa Famgas të dielen në ndeshjen e dytë u mbajt më mirë dhe pësoi me rezultat 34:30.

Edhe ndeshja e dytë u luajt në palestrën “Karagaçi” në Pejë, ku ishte luajtur edhe takimi i parë të shtunën.

Të shtunën Winterthuri fitoi me rezultat 33:24.

Në ndeshjen e dytë, Winterthuri pas pjesës së parë kishte epërsi prej 17:11. Te Besa më efikasi ishte Nikola Prce me 9 gola.

Nga 5 gola i shënuan Egzon Gjuka e Drilon Tahirukaj.

Pfadi Winterthur – Besa Famgas 34:30 (17:11)

Besa Famgas: Mehmeti, Idrizi 1, Vokshi, Jupa 4, Y. Muqolli, Mushkolaj, Luzha, Visoka, Tahirukaj 5, Kukrika 1, Prce 9, Mihaljeviq, Ramosaj, Kouri 3, Gjuka 5, J. Muqolli 2./Zëri.info