Sali Berisha me një reagim epik pas fitores së Kosovës

Sali Berisha me një reagim epik pas fitores së Kosovës

Sport September 07, 2019 - 19:15

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha nuk ka mundur të përmbahet pas fitores së Kosovës ndaj Çekisë në kualifikimet për kampionatin Evropian.
 

Ai përmes një statusi në Facebook e ka përgëzuar Kosovën për këtë sukses të madh, derisa ka thënë se iz bardhi faëen futbollit dhe kombit, shkruan Zëri.info

“Kosova ne krye

Lider i gupit A!

Miq, sot kombetarja e Kosoves ia zbardhi faqen futbollit dhe kombit!

Ajo triumfoi ne Prishtine dhe shkelqeu sot me dy golat te fantastike shenuara nga Muriqi dhe Vojvoda, me rezultatin 2:1 ndaj ekipit kombetar te Çekise.

Sot ekipi i Kosoves udheheq, i prin grupit A duke patur pas vetes ekipe si ai i Anglise, Cekise, Bullgarise etj, dhe kjo eshte histori!

Nje pershendetje vellazerore gol shenuesve Muriqi dhe Vojvoda, kapitenit Muriqi dhe trajnierit Chalandes si dhe te gjithe ekipit te mrekullueshem te Kosoves qe po ngjitet me dinjitet dhe aftesi mahnitese drejt majave te futbollit te Europes dhe botes! Urime dhe Suksese me Angline!”, ka shkruar Sali Berisha./Zëri.info

Image