Futbollisti që i tha JO Kosovës e Shqipërisë, titullar te kombëtarja e madhe

Futbollisti që i tha JO Kosovës e Shqipërisë, titullar te kombëtarja e madhe

Sport September 06, 2019 - 21:12
Detajet

Belgjika është duke e zhvilluar një ndeshje të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Evropian të futbollit, ku po ndeshet me San Marinon,

Ajo që bie në sy në këtë takim është se titullar po luan futbollisti shqiptar Adnan Januzaj. Januzaj që kishte luhatshmëri në formën e tij duket se tashmë i ka lënë anash dhe paraqitja e mirë te Sociedadi ka bërë që Belgjika të rikthejë në formacion ish futbollistin e Manchester Unitedin.

Pa asnjë dyshim si Shqipëria si Kosova që kanë ndeshje nesër me Francën përkatësisht Çekinë do të donin ta kishin në formacion këtë futbollist të talentuar./Zëri.info

Image