Të gjithë në Zvicrës po e kritikojnë, Xherdan Shaqiri “kundërpërgjigjet” në mënyrë epike në rrjetet sociale

Të gjithë në Zvicrës po e kritikojnë, Xherdan Shaqiri “kundërpërgjigjet” në mënyrë epike në rrjetet sociale

Sport September 05, 2019 - 12:15
Detajet

Mesfushori nga Kosova, Xherdan Shaqiri, ditët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes në mediat zvicerane, shkruan Zëri.info.

Futbollisti i Liverpoolit sipas mediave helvetike e ka refuzuar Përfaqësuesen e Zvicrës për ndeshjet e muajit shtator për faktin se dëshironte shiritin e kapitenit.

Ai është sulmuar edhe nga analistë të futbollit në Zvicër.

Së fundmi, ai e ka postuar një fotografi në rrjetin social Instagram me medaljet e fituara në Ligën e Kampionëve me Bayern Munichun dhe Liverpoolin, ndoshta për të treguar se sa vlen.

Image

Shaqiri ka pasur vazhdimisht probleme me lëndime ndërsa nuk ka mundur të gjejë një vend në formacionin bazë tek ekipi i Liverpoolit.

Përpos që nuk po gjen vend në formacion, Shaqiri tashmë ka humbur edhe vendin e rezervave, pasi tashmë Origi është zgjedhja e parë e rezervistëve për Jurgen Klopp. /Zëri.info