Zyrtare: Mbrojtësi largohet nga Manchester United, firmos me klubin italian

Zyrtare: Mbrojtësi largohet nga Manchester United, firmos me klubin italian

Sport September 02, 2019 - 13:48
Detajet

Parma e ka kompletuar transferimin e mbrojtësit Matteo Darmian nga Manchester Unitedi.

Edhe pse marrëveshja u arrit të dielën, Parma dhe Manchester Unitedi e zyrtarizuan transferimin vetëm në paraditën e sotme, shkruan Zëri.info.

Parma ka njoftuar se produkti i akademisë së Milanit ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare me klubin e Serie A.

Mediat në Itali pohojnë se Parma ka paguar 1.5 milionë euro për shërbimet e 29-vjeçarit, pasi ai ishte në vitin e fundit të kontratës me “Djajtë e Kuq”.

Darmian ka bërë 36 paraqitje për Italinë dhe më parë ka luajtur për Torinon dhe Palermon./Zëri.info

Image