Fenerbahçe fiton në fund për ta udhëhequr kampionatin, Vedat Muriqi vazhdon me gola
Sport
August 24, 2019 - 23:05
Zbuloni detajet
Fenerbahçe ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim ndaj Basaksehir me rezultat 1:2.
Fillimisht, ishin vendasit që kaluan në epërsi me anë të Crivellit në minutën e 32-të.
Sulmuesi kosovar shënoi në të 43-tën por goli iu anulua për pozicion jashtë loje.
Vedat Muriqi pastaj shënoi një supergol në minutën e 77-të për ta barazuar rezultatin.
Krejt në fund Nabil Dirar ia dha fitoren mysafirëve në minutën e 90+3.
Muriqi shënoi edhe në ndeshjen e parë të Fenerbahçes ndërsa arriti të shënojë edhe në ndeshjen e dytë duke treguar kështu gjithashtu një formë të lartë.
Fenerbahçe i prinë kampionatin me gjashtë pikë të tubuara pas dy ndeshjeve të zhvilluara.