Kështu ndryshon tabela pas ndeshjes së sotme në Supeligë

Kështu ndryshon tabela pas ndeshjes së sotme në Supeligë

Sport August 23, 2019 - 19:00
Zbuloni detajet

Drenica e ka mposhtur Llapin me rezultat 3:0 në ndeshjen hapëse të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll, raporton Zëri.info.

Drenica në këtë ndeshje ishte skuadër shumë më konkrete.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura 0:0 ndërkohë që në pjesën e dytë, golin e parë në ndeshje e shënoi Harmon Van Dave Gbowea në minutën e 51-të.

Për 2:0 u përkujdes Osman Mziu me një gol të bukur të realizuar nga gjuajtja e lirë ne minutën e 63-të, kurse golin që e vulosi ndeshjen e shënoi Qemail Elshani në minutën e 74-të.

Drenica me këtë fitore ndodhet në pozitën e katërt me tri pikë të tubuara, kurse Llapi zë vendin e pestë po ashtu me tri pikë. / Zëri.info

Image