Torres bëhet ‘horë’ në ndeshjen e tij lamtumirëse
Sport
August 23, 2019 - 15:48
Detajet
Sfida e sotme mes Sagan Tosus dhe Vissel Kobes ishte ndeshja e fundit në karrierë për sulmuesin Fernando Torres, transmeton zeri.info
Por, ndeshje e fundit si futbollist nuk shkoi edhe aq mirë për ish-yllin e Liverpoolit, Atletico Madridit e Milanit.
Skuadra e tij u mposht me rezultatin e thellë 6:1 nga Vissel Kobe, ku luajnë Andres Iniesta dhe David Villa.
Torres luajti për 90 minuta, derisa nuk arriti dot të shënonte në ndeshjen lamtumirëse të tij./Zëri