Besa përforcohet me futbollistin e Vushtrrisë
Sport
August 21, 2019 - 16:58
Besa e Pejës pas dështimit për inkuadrim në Superligë edicioni e kaluar tashmë është duke menduar për stinorin e ri.
Tashmë kjo skuadër ka nënshkruar me futbollistin, Eugen Rafuna.
Lajmi është konfirmuar për redaksinë tonë nga vetë futbollisti.
Rafuna edicionin e kaluar ishte pjesë e Vushtrrisë.
Mbrojtësi i djathtë te Vushtrria kishte shënuar tre gola dhe kishte bërë pesë asistime duke i ndihmuar kësaj skuadre të inkuadrohet në Superligë./Zëri.info