Kosova mposhtet nga Greqia
Sport
August 21, 2019 - 13:16
Detajet
Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll në konkurrencën e femrave pas pesëmbëdhjetë orëve udhëtim dhe me vetëm dy orë pushim ka pësuar disfatën e parë ndaj Greqisë në kuadër të Kampionatit Ballkanik U17, i cili po mbahet në Lukavac të Bosnje Hercegovinës.
Kosovë - Greqi 0:3 (13:25, 9:25, 18:25)
Ndërsa Kosova ndeshjen e radhës do ta zhvilloj sot ndaj Turqisë me fillim nga ora 17:00.
Federata e Volejbollit i uron suksese Kombëtares në ndeshjen e radhës!