Zyrtare: Valon Bunjaku largohet nga Prishtina, firmos me skuadrën tjetër të Superligës

Zyrtare: Valon Bunjaku largohet nga Prishtina, firmos me skuadrën tjetër të Superligës

Sport August 19, 2019 - 16:33
Detajet

KB Ylli nuk ndalet së përforcuari. Pas Semir Zekiqit, KB Ylli ka bërë edhe një prezantim sot.

Tashmë është prezantuar anëtari i Kosovës dhe ish-basketbollisti i Prishtinës, Valon Bunjaku.

“Nuk ka qenë e lehtë të ndahem pas 2 viteve në Prishtinëm, mirëpo kushtet e ofruara nga Golden Eagle YLLI dhe projekti I trajnerit Arben Krasniqi, më kanë bindur të vi në Suharekë”, ka thënë Bunjaku.

Kur u pyet se ku sheh veten dhe ekipin këtë sezon, ai ishte i qartë: “Me punën e trajnerit Arben Krasniqi, që është trajneri më i suksesshëm në Kosovë dhe njeh mirë mentalitetin e lojtarëve, por edhe me përforcimet e bëra, unë e shoh Golden Eagle YLLIN në luftë shumë serioze për titull”, ishin fjalët e Bunjakut gjatë prezantimit.

Image
Image