Klubi zviceran i bllokon tifozët famëkeq serbë

Klubi zviceran i bllokon tifozët famëkeq serbë

Sport gusht 15, 2019 - 14:25
Detajet

Drejtuesit e Young Boys kanë vendosur që të mos shesin bileta për tifozët serbë në ndeshjen kundër Crvena Zvezdës, e cila zhvillohet në kuadër të eliminatoreve për Ligën e Kampionëve më 21 gusht.

Vendimi i klubit zviceran ka nxitur reagime të shumta në Serbi, derisa shumë serbë që jetojnë në Zvicër janë shprehur të indinjuar që nuk do të mund ta përcjellin nga afër skuadrën e zemrës, shkruan Zëri.info.

Image

“Tani unë thirra në sekretariatin e Young Boys për të parë nëse kjo ishte e vërtetë që ne nuk mund të blenim bileta dhe ata më konfirmuan gjithçka. Të gjithë janë të zemëruar për shkak të ndalesës për të shkuar në lojë”, thotë një burim për “Kurir”.

Shkaqet që bën që Young Boys ta marrë këtë vendim janë për siguri më të lartë në ndeshje.

Tifozët e Crvena Zvezdës të njohur me emrin “Delije” janë të njohur për skandale të shumta.

Vazhdimisht, tifozët në fjalë e bëjnë ‘cak’ edhe Kosovën për kore raciste./Zëri.info

Image