Pique blen një klub të futbollit

Pique blen një klub të futbollit

Sport July 29, 2019 - 15:03
Detajet

Gerard Pique e ka zgjeruar biznesin e tij në botën e futbollit, duke e blerë klubin Gimnastic Manresa, transmeton zeri.info

Ai më herët kishte blerë aksione edhe në klubin FC Andorra.

Propozimi i mbrojtësit të Barcelonës ishte aprovuar nga 80% e partnerëve të klubit.

“Nacio Digital” ka raportuar se oferta ishte pranuar menjëherë, e që ishte bërë përmes kompanisë së Piques, Kosmos.

Plani është që Manresa të bëhet akademia e FC Andorras, me skuadrën fqinje që nuk ka sistem të të rinjve dhe ka vetëm ekipin e parë.

Ardhja e Piques në klub pritet të sjellë investime në infrastrukturë dhe në funksionet e tjera në klub./Zëri