Andy Ruiz flet për rimeçin ndaj Anthnoy Joshuas

Andy Ruiz flet për rimeçin ndaj Anthnoy Joshuas

Sport July 22, 2019 - 12:21
Detajet

Boksieri meksikan, Andy Ruiz Jr ka deklaruar se konfirmimi i rimeçit ndaj Anthony Joshuas është bllokuar për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me lokacionin e përballjes, transmeton zeri.info

Joshua e ka aktivizuar klauzolën për rimeç ndaj meksikanit pas humbjes së papritur të pësuar para pak kohësh.

Por, konfirmimi zyrtar për meçin ende nuk ka ardhur nga asnjëra palë.

“Ende jemi në bisedime, ata përpiqen të na çojnë atje (në Angli). Ne përpiqemi ta sjellim sërish këtu në Nju Jork. Do të ishte më komode këtu”, ka thënë Ruiz për “Fox Sports”./Zëri